Reali vijon ndjekjen ndaj Barcelonës

04 maj 2025 | 16:09

Real Madrid fiton 3-2 ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e La Liga. Ishte Guler që ndezi festën vendase në shkallët e stadiumit, me golin e tij në minutën e 33-të. Në këtë takim spikati edhe Mbappe, me dopietë (39’, 48’).

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë me golat e Rodriguez dhe Sëedberg, por pa mundur dot të dalë me pikë nga ky takim.

Ekipi i Ancelottit renditet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Shkodër ka zbuluar një bazë armësh dhe municionesh…