Rebelët francezë shkatërrojnë rrjetin e antenave të reja 5G

06 janar 2022 | 17:15

Të rinj rebelë në Francë kanë kryer një seri sulmesh sabotazhi ndaj asaj që quajnë “infrastrukturë e Revolucionit të Katërt Industrial” duke shkatërruar antenat e rrjetit të fuqishëm celular 5G.

Rrjeti ‘Reporterre’ shkruan se prej nisjes së pandemisë janë raportuar 140 sulme të tilla me zjarrvënie, me kosto disa milionë euro.

Një sabotatore e intervistuar e quajtur ‘Pascaline’ tha se antenat dhe automjetet e grupeve të telekomunikimit janë sulmuar, janë prerë kabllot e fibrave optike apo thyer pajisjet elektrike.

“Po jetojmë në një periudhë udhëkryqi, nëse nuk bëjmë asgjë tani, kjo industri do të zërë vend përgjithmonë”, ka deklaruar ajo.

Pascaline dhe kolegët e saj anarkistë kanë prejardhje nga lëvizje të ndryshme franceze, që prej Jelekëve të Verdhë, deri te grupet kristiane që së bashku kundërshtojnë atë që quajnë “rrjetin e Normales së Re” që po ndërtohet me 5G.

Një tjetër aktivist anti-5G, Léon tha për Reporterre se kufizimet e Covid e kanë bërë të pamundur mobilizimin kundër 5G, duke shtuar se shumica e popullsisë e kundërshton. “Jemi detyruar të kalojmë te sabotazhi për arsye praktike. Që prej lëvizjes së Jelekëve të Verdhë shteti i ka shtrënguar shumë vidat dhe është e vështirë të veprosh kundër pushtetit në rrugë”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka paditur për fyerje dhe…