Reçica: Brenda nëntorit miratohet kontrata kolektive

21 nëntor 2018 | 14:16

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, ka raportuar të mërkurën para Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në lidhje me vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative; Projeksionet buxhetore të MPMS-së për vitin 2019; Zbatimin e Ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës dhe reformat në sistemit pensional në Kosovë.
Kryesuesja e komisionit, Besa Baftiu, ka thënë se MPMS-ja si bartëse e buxhetit për skema sociale dhe pensione është ministria me buxhetin më të madh për vitin 2019, sepse 26% e buxhetit të institucioneve qendrore shkon për MPMS-në.
Kurse, kreu i MPMS Skender Reçcica kathënë se në agjendën legjislative, kanë paraparë t’i sjellim në parlament 7 projektligje dhe një plotësim-ndryshim, ligji për skema pensionale që kufizon të drejtat e disa kategorive në mënyrë jo të drejtë. “Ne kemi identifikuar me kohë dhe filluam plotësim-ndryshimin e nenit përkatës, shembull pensionisti kontributpagues nuk ka të drejtë me përfitu kontribut tjetër nga skema që menaxhohet nga MPMS dhe ne erdhëm në përfundim se kjo është një padrejtësi. Një personi të dalë nga lufta do të ishte padrejtësi për ta dhe ne e procesuam në qeveri këtë plotësim ndryshimi të ligjit dhe kjo nuk u rendit në mbledhje të qeverisë për shkak të implikimeve buxhetore që pamundësuan plotësim ndryshimin e ligjit”, ka deklaruar Reçica.

Reçica tutje ka thënë se deri në fund të nëntorit do të miratohet kontrata kolektive.“Deri në fund të këtij muaji do të miratohet kontrata kolektive që do përmbajë dispozita që do zbatohen. Brenda muajit nëntor do të jetë kontratë që do të jetë në përputhje me të drejtat e punëtorëve, punëdhënësve dhe do jetë e zbatueshme në teren”, u shpreh ai.

Ai më tej ka thënë se buxheti tashmë që është në parlament për vitin e ardhshëm për MPMS planifikohet të jetë 465.8 milionë euro. “Në krahasim me vitin e kaluar, buxheti i MPMS-së planifikohet të rritet për 57 milionë euro apo 14%”, është shprehur ai.
Reçica foli për njohjen e viktimave të luftës dhe personave të dhunuar në luftë. Sipas tij, procesi i njohjes së këtyre viktimave ka qenë shumë i gjatë dhe i vështirë.
Ai përmendi projektligjin unik për sigurime sociale apo fondin për sigurime sociale, i cili, sipas tij, do të bëhet në baza ndërkombëtare në 4 shtylla, siç janë: pensioni i pleqërisë, pensioni para viteve ‘99 për pensionet e kategorive të dala nga lufta, pensionet e TMK-së dhe lehonat e papuna.
“Kemi 22 skema sociale që financohen nga shteti i Kosovës. Kosova nuk ka arritur me konsolidu një sistem të sigurimeve sociale dhe sigurimi i plotë është baza e një platforme sociale të një vendi ku ka drejtësi sociale të mirëfilltë dhe për këtë arsye ne kemi identifikuar problemet që ballafaqohemi si vend, ka një mungesë të plotë të sistemit të sigurimeve sociale, ka mungesë të ligjit bazik, ka mos-harmonizim të skemës sociale, ka pamjaftueshmëri financiare, ka presion të kërkesave urgjente në përfshirjen e mbrojtjes së skemave sociale, ka strukturë joadekuate të administratës, të gjitha këto kanë bërë që në koncept dokument për reformën hapi kryesor që ne do të bëjmë është fillimi i instalimit të sistemit të sigurimeve sociale në vend”, ka deklaruar ai.
Fatmire Kollçaku nga VV-ja, ka thënë se moszbatimi i kontratës kolektive është një problem i madh pasi që shumë punëtorë të sektoreve private punojnë pa kontratë dhe askush nuk merr përgjegjësi për këtë. “Vonesa që këtë vit nuk keni arritë me përmbush agjendën legjislative, nëse e keni si prioritet reforma e sistemit pensional është urgjente me ndodhë, moszbatimi i kontratës kolektive është problem i madh në sektor privat, pothuajse askush nuk ka kontratë që është mbi 6 muaj dhe shumica e tyre punojnë pa kontrata dhe punëtorët që vdesin në vendet e punës apo lëndohen ata nuk kanë kontratë dhe për këtë nuk mund të marrin kontribute”, ëshët shprehur Kollçaku.
Ajo kërkoi nga ministri Reçica që sa më shpejt t’u mundësohet pushimi shëndetësor me pagesë personave që janë me sëmundje të kancerit, për shkak të nevojës së mjekimit me kimioterapi. “Personat që vuajnë nga sëmundja e kancerit nuk gëzojnë pushim me pagesë pas periudhës së marrjes së kimioterapisë. Gjatë marrjes së kimioterapisë për personat që kanë nevojë dhe janë të sëmurë të u mundësohet pushim shëndetësor me pagesë për muajt që marrin terapi të kimioterapisë, nuk do të ketë komplikim të madh buxhetor”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mërkurën në një…