Reçica: Fondi i Punësimit do të zvogëlonte papunësinë

21 dhjetor 2017 | 16:04

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka marrë pjesë të enjten në tryezën mbi prezantimin e gjetjeve të studimit të fizibilitetit për krijimin e fondit të punësimit në Kosovë, të prezantuara në bashkëpunim me UNDP.

Një fjalën hyrëse, ministri Reçica ka pohuar se në Kosovë ka nevojë për krijimin e një fondi të qëndrueshëm të punësimit, me qëllim që të kontribuojë në zvogëlimin e papunësisë, dhënien e mundësive të punësimit të të rinjve, përfituesve nga kategoritë sociale, të cilët mund të inkuadrohen në tregun e punës. “Ky fond të kontribuojë që të realizojmë objektivin tonë, që çdo familje në Kosovë të ketë të paktën një të punësuar”, ka thënë ai.

Gjetjet e prezantuara në konferencë janë një fillim i mbarë për punën e mëtejme që rekomandimet dhe propozimet për krijimin e fondit të punësimit të dërgohen për miratim.

Rëndësia e këtij fondi konsiston në peshën dhe vëmendjen që është duke dhënë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe angazhimin e saj në drejtim të punësimit, aftësimit profesional dhe mirëqenies më të mirë sociale të qytetarëve të Kosovës.

Ministri Reçica, në fund ka theksuar se bashkëpunimi me Organizatat Ndërkombëtare, në këtë rast me UNDP do të thellohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bazuar në legjislacionin…