Reçica, Hoxhaj e Çitaku vizitojnë shoqatat kulturore “Zëri i Atdheut” dhe “Bashkimi Kombëtar”

05 shkurt 2023 | 11:24

Deputetët Elmi Reçica dhe Enver Hoxhaj si dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku kanë vizituar shoqatat kulturore “Zëri i Atdheut” dhe “Bashkimi Kombëtar”.

“Vizituam Shoqatën Kulturore ‘Zëri i Atdheut’ në Montebelluna të udhëhequr nga Isuf Zenelaj, si dhe Shoqatën Kulturore ‘Bashkimi Kombëtar’, në Bassano Del Grappa të udhëhequr nga Avdi Beqiri. Është impresionuese puna të cilën po e bëjnë këto dy shoqata në edukimin, ruajtjen dhe kultivimin e traditave shqiptare, duke organizuar mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit, mbajtjen e turneut tradicional të klubeve të të rinjve shqiptar në futboll dhe organizimin e festave kombëtare”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Ai ka thënë se ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare është detyrë kombëtare, andajs sipas tij këto dy shoqata po e bëjnë punën më së miri dhe për këtë gjë shprehën falënderimin dhe vlerësimin maksimal për punën e palodhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pop ylli botëror, Rita Ora i la pak vend imagjinatës,…