Reçica: Jemi futur në një proces të ndërlikuar, kjo është e dëmshme për shtetin

25 korrik 2025 | 11:48

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica në fjalimin e tij pas mbylljes së seancës nga kryesuesi, ka thënë se jemi futur në një proces të rëndë dhe të ndërlikuar.

Ai është shprehur se kjo që po ndodh është e dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Jemi futur me një proces që është shumë i rëndë dhe shumë i ndërlikuar. Duke pasur parasysh se çfarë po ndodh dhe çfarë është duke u zhvilluar është e dëmshme për këtë vend dhe për vet shtetin e Kosovës”, ka thënë Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar intervistën e…