Reçica: Kemi detyrime ndaj atyre që dhanë jetën për Kosovën

05 mars 2018 | 13:02

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar, me një koment, epopenë e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar nderim për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Si çdo 5 mars, e si kushdo nga ne, pushon orën e kujtesës në tablonë e epizmit të Jasharëve, në epopenë e tyre, e cila me shkronjat e Flijimit e Lavdisë thuri lirinë për ne e brezat, për kombin e atdheun.

Lavdi Jasharëve të mëdhenj!

Lufta na dha dhimbjen e madhe, na dha krenari pa fund, na dha lirinë e përhershme, mësimin për të.

Në nderim e detyrim ndaj dalzotësve të kombit e atdheut, ne si Dikaster i Punës dhe Mirëqenies Sociale, asnjëherë nuk do të ndalemi që t’u dalim në krah shtresave të dala nga lufta. Ata janë krenaria jonë, ata janë detyrimi ynë!

Nderim të përjetshëm dhe kujdes në pafundësi për veteranët, e gjithë shtresat e dala nga lufta!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë ushtarake…