Reçica mori mbështetje për punësim të rinjve nga deputeti britanik Jeremy Lefroy

19 shtator 2018 | 16:19

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skende Reçica, bëri të ditur se ka marr mbëshetje nga Jeremy Lefroy, deputet në parlamentin britanik, lidhur me projektet që kanë të bëjnë me punësimin e të rinjve.

Ai ka thënë se nga Lefroy mori premtim për mbështetje dhe bashkëpunim sa i përket projekteve që kanë qëllim punësimin e të rinjve.

Postimi i plotë i Reçicës në profilin e vet në “Facebook”:

Pata kënaqësinë të pres në takim një delegacion nga Britania e Madhe, të udhëhequr nga z.Jeremy Lefroy, deputet në parlamentin britanik, me të cilin diskutuam rreth punësimit të të rinjve në Kosovë, sfidave dhe angazhimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për rritje të punësimit, posaçërisht në mesin e të rinjve dhe grave.

E njoftova rreth strategjive dhe angazhimit të MPMS-së në këtë drejtim, ku theksova se përkushtimi ynë mbetet aftësimi profesional i të rinjve dhe orientimi në karrierë në përputhje me nevojat e tregut të punës, atij vendor dhe ndërkombëtarë, për çka po planfikojmë edhe hartimin e një plani nacional, së bashku me partnerët tanë.

Nga z.Lefroy mora premtim për mbështetje dhe bashkëpunim sa i përket projekteve që kanë qëllim punësimin e të rinjve në vend ku u dakorduam për koordinim të hapave të mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në Programin e Partneritetit Shtetëror Kosovë-Ajovë, përkatësisht të partneritetit…