Reçica: Organizimi i mërgimtarëve në shoqata është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e kulturës shqiptare

22 janar 2023 | 18:38

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, është takuar me disa mërgimtarë të cilët organizohen nëpër shoqata.

Ai thotë se këto organizime janë shumë të rëndësishme në ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare në diasporë.

“Takim përmbajtësor me kryetarin e Shoqatës “Iliria”, z. Agim Thaçi dhe anëtarët e kryesisë Samedin Marevci dhe Sefer Shaqiri, në Bourg en Bresse”, ka shkruar deputeit në Facebook.

“Organizimi në shoqata është mundësi shumë e mirë që mërgimtatët tanë e sidomos gjeneratat e reja të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat tona, dhe poashtu të integrohen në të gjitha institucionet e vendit mikëpritës”, vazhdon ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin…