Reçica: Rezolutat në Shqipëri dhe Kosovë dëshmojnë unitetin kombëtar në mbrojtje të luftës së UÇK-së

12 shkurt 2026 | 21:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka reaguar pas miratimit të rezolutave në Kuvendin e Kosovës dhe në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi, Reçica e ka cilësuar këtë zhvillim si një qëndrim të përbashkët dhe të qartë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së, të së vërtetës dhe dinjitetit kombëtar.

Ai ka theksuar besimin në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shtuar se miratimi i rezolutave në të dyja kuvendet është reflektim i një angazhimi të gjerë intelektual dhe politik.

“Një sinkron i veçantë kombëtar që dëshmon se kur shqiptarët flasin me një zë, e vërteta nuk mund të heshtet”, ka shkruar Reçica.

Screenshot

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abdullah Klinaku ka dhënë sot betimin si deputet i Kuvendit…