Reçica së bashku me miqtë e tij vizitoi Parkun Memorial të UÇK-së në Jezerc
Në kuadër të idesë për organizimin e kolonisë artistike “Epopeja e Jezercit”, ish deputeti Elmi Reçica, së bashku me miqtë e tij artistët e mëdhenj të artit pamor, profesorët universitarë dhe krijuesit me vlera të larta, Edmond Dhramin, Musë Prelvukajn dhe Haki Xhaklin, vizituan Parkun Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc.
“Gjatë kësaj vizite, mikun tonë nga Shqipëria i cili jeton dhe krijon në Itali, Edmondin, e njoftuam nga afër me lavdinë dhe jehonën e luftës çlirimtare. Pamë nga afër istikamet nga ku u zhvilluan betejat e ashpra me forcat policore dhe ushtarake serbe si dhe nderuam Dëshmorët e rënë të UÇK-së. Jezerci nuk ofron vetëm histori, por ai ofron edhe një pamje magjepsëse, inspiruese për çdo artist, duke ndërthurur në mënyrë të përkryer bukurinë natyrore me heroizmin dhe sakrificën e brezave që luftuan për liri”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.



