Reçica: Të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen

03 shkurt 2025 | 09:16

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka ftuar të rinjët që të votojnë për një Kosovë më të mirë, me Bedri Hamzën kryeministër.

Ai ka njoftuar se ka takuar Jon Cakolli është student i vitit të dytë në Menaxhment dhe Ndërmarrësi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Reçica ka thënë se Cakolli përfaqëson brezin e ri që beson në mundësitë dhe ndryshimin.

“Si shumë të rinj, ai këtë vit voton për herë të parë dhe ka bërë një zgjedhje të qartë: Një Kosovë me ekonomi të fortë, mundësi për të rinjtë dhe një qeveri që punon për ta. Të rinjtë janë ata që e ndërtojnë të ardhmen! Me 9 shkurt, bëhu pjesë e ndryshimit! Voto për zhvillim, për mundësi dhe për një Kosovë më të mirë me Bedri Hamzën Kryeministër!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janari iku dhe mbase ata që e respektuan muajin e…