Reçica vijon takimet me veprimtarët e hershëm në Zvicër
Pas themelimit të Këshillit inicues për Kuvendin e Nëndegës së PDK-së në Kantonin e Gjenevës, ku morën pjesë Elmi Reçica dhe Arben Gecaj, drejtor dhe zëvendësdrejtor të Departamentit për Diasporë në PDK, kanë vijuar edhe sot me takime të veprimtarëve në këtë vend mik.
Këtë e bëri të njohur Reçica përmes rrjetit social “Facebook”, ku ka shkruar se janë zhvilluar takime “tejet përmbajtjesore me aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm të gjitha kohërave dhe me mbështetës të proceseve më të rëndësishme që sollën lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”.
Në foton e publikuar, të Reçicë s, janë veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare dhe të PDK-së të para 20 viteve, Qemajl Rexhepi, Xhavit Bajraktari, Haki Morina, Hilmi Gashi, Hazir Selmani, Sylejman Beqa, Kajtaz Krasniqi.
Postimi i Reçicës:
Takim i përzemërt dhe tejet përmbajtjesor me aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm të gjitha kohërave dhe me mbështetës të proceseve më të rëndësishme që sollën lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Aktivistë të shquar, të vyer e të rëndësishëm të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër.
Bashkërisht do të punojmë dhe përkushtohemi në organizimin dhe fuqizimin e Partisë Demokratike në diasporë.



