Reciprociteti i targave, Kurti: Po zbatohet marrëveshja për të cilën është pajtuar edhe Serbia

20 shtator 2021 | 11:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për vendimin e vendosjes së tabelave të përkohshme RKS për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë me tabela të tjera, e sidomos nga Serbia.

“Nga data 15 shtator Republika e Kosovës ka ndërprerë dhënien e tabelave KS. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, MPB-ja sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Kosovës”.

“Në të gjitha pikat kufitare të Kosovës automjetet që mbajnë tabela të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me tabela të përkohshme . Një marrëveshje teknike mes Kosovës dhe Serbisë u pat arritur 2011 për lëvizje të lirë, që nga ajo kohë Kosova ka zbatuar të gjitha detyrimet”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se me ketë vendim po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshje nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serbë, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, ka deklaruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është zëvendësuar në ndeshjen që Paris Saint Germain…