Redaktorja e RTK-së i reagon zëdhënësit të qeverisë: Nuk është lluks me kërku pagën, thirreni mendjes

14 gusht 2025 | 22:18

Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook, fajin për mosekzekutimin e pagave të RTK-së, ua la partive opozitare, anipse ka njoftim të Gjykatës Kushtetuese se është kryesuesi Avni Dehari që ka bllokuar procesin.

Zhitija ka shkruar se nuk është lluks të kërkohet paga e punës, por e drejtë themelore

Postimi i plotë:

Ti Perparim, nuk eshte lluks me kerku pagen e punes tende, eshte e drejte themelore.

14 dite pa paga do te thote 14 dite me fatura, kredi e familje qe presin.

Ne vend te kritikes ndaj mbi 700 punetoreve te RTK-se, do te ishte me e rruges te kritikohej vonesa qe po cenon jetesen e tyre. Moszgjidhja e financimit te mediumit publik qe nga themelimi i tij, eshte pergjegjesi e te gjithe udheheqesve te shtetit nder vite.#Thirrenimendjes

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës, Drita, është eliminuar nga kualifikimet e…