Redon Alshiqi i bashkohet Kombëtares U20 të Kosovë

30 tetor 2025 | 18:28

Futbollisti 17-vjeçar i lindur në Austri, Redon Alshiqi, është ftuari më i ri në grumbullimin e Kombëtares U20 të Kosovës që ka nisur sot.

Redoni, i cili aktivizohet në kampionatin austriak, është shprehur i emocionuar dhe krenar për mundësinë që i është dhënë:

“Është privilegj i madh për mua të vesh fanellën e Kosovës dhe të kontribuoj për vendin e zemrës time. Duke ditur sakrificën e familjes sime dhe të gjithë popullit, heronjve e martirëve që u flijuan për këtë vend, do të mundohem të jap kontributin tim në futboll.”

Urime Redonit dhe gjithë ekipit suksese në këtë grumbullim! 💪🇽🇰⚽

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Zvicër,…