Reduktohen ndihmat për Turqinë 

19 janar 2020 | 18:30

Bashkimi Evropian ka reduktuar në masë të madhe transfertat e parave që shkonin në Turqi për afrimin me BE.

Kjo mësohet nga një letër e të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Joseph Borrell drejtuar PE. BE ka vendosur një shkurtim tjetër të ndihmave për Turqinë, ndaj për vitin 2020 janë hequr si ndihma 75% e transfertave të parashikuara, thuhet në një letër të të ngarkuarit të BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell, drejtuar Parlamentit Evropian, sipas të dhënave të publikuara nga grupi mediatik, Funke Gruppe.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Turqia pritet të marrë këtë vit vetëm 186 milionë euro nga programi IPA për afrimin e vendeve aspirante me BE. Komisioni Evropian nuk është shprehur deri tani për këto reduktime. Me ndihmat e para anëtarësimit BE kërkon të mbështesë e përmirësojë proceset e reformave në vendet kandidate. Negociatat e anëtarësimit me Turqinë prej vitesh kanë ngrirë.

Borrell e argumenton shkurtimin e ri me kërkimet e palejuara për gaz të Turqisë para brigjeve të vendit anëtar të BE, Qipro, me të cilat BE nuk është dakord. Si argument tjetër përmendet operacioni ushtarak i Turqisë në Sirinë verilindore në tetor.

Nga shkurtimet mbeten të paprekura pagesat që BE në kuadër të marrëveshjes me Turqinë ia ofron këtij vendi. Pakti i refugjatëve nga viti 2016 parashikon që migrantët e ardhur ilegalisht në Greqi të kthehen në Turqi. BE merr përsipër të pranojë refugjatë sirianë nga Turqia dhe e mbështet financiarisht Turqinë në kujdesin ndaj refugjatëve. Megjithatë në Greqi në muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i refugjatëve të ardhur nga Turqia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrës së Liverpoolit i kanë mjaftuar katërmbëdhjetë minuta për të…