Reekeri: ShBA-ja është gatshme të përfshihet në dialog

18 korrik 2019 | 11:57

Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe EuroAzisë, Philip Reeker, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë të gatshme të përfshihen në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, duke shtuar se sidoqoftë, kjo nuk mund të ndodhë derisa të dyja palët nuk pajtohen t’i kthehen dialogut.

Reekeri i ka thënë “Zërit të Amerikës” se së fundmi kishte diskutuar me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo lidhur me një rol më të fuqishëm të ShBA-së në procesin e dialogut.

“Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë. Personalisht isha i përfshirë në një fazë të hershme të dialogut që çoi drejt marrëveshjes së Brukselit, gjë që unë besoj se ka bërë një ndryshim të madh në funksionalizimin e jetës, krijimin e një ritmi dhe zvogëlimin e tensione në rajon në pesë vitet e fundit”, ka thënë Reekeri.

Ai ka thënë se se beson që të dyja palët kanë vullnetin për të gjetur një zgjidhje dhe kështu të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

Si model për të zgjidhur “çështjet që nuk janë zgjidhur me shekuj të tërë në rajon”, Reekeri ka përmendur liderët e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. (RTK)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga ora 9:00 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,…