Referendum në Zvicër për ta kufizuar popullsinë në 10 milionë banorë

13 shkurt 2026 | 08:15

Zvicra do të votojë më 10 qershor për nismën “Jo për një Zvicër me 10 milionë banorë” të Partisë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila synon ta kufizojë popullsinë e Zvicra në 10 milionë.

Nisma, e kundërshtuar nga parlamenti dhe bizneset, kërkon ndalimin e hyrjes së njerëzve të rinj nëse popullsia vendore kalon 9.5 milionë, ndërsa në 10 milionë do të aktivizoheshin kufizime të reja, përfshirë tërheqjen nga marrëveshja e lëvizjes së lirë me BE, raporton “Guardian”, transmeton Klankosova.tv.

SVP argumenton se rritja e shpejtë demografike po e ngarkon vendin. “Shpërthimi i popullsisë po rrit qiratë dhe po e dërgon infrastrukturën në pikën e thyerjes”, thotë partia, duke theksuar se rreth 27% e banorëve nuk janë shtetas.

Kritikët paralajmërojnë dëme të rënda ekonomike. Kompani si Roche, UBS dhe Nestle thonë se nisma rrezikon marrëveshjet dypalëshe me BE-në. “Kjo është një nismë e kaosit”, ka paralajmëruar organizata e biznesit “Economiesuisse”, duke theksuar se shumë kompani varen nga punëtorët evropianë.

Sondazhet e fundit tregojnë mbështetje të ndarë mes votuesve, me 48% që e kanë përkrahur idenë në një sondazh të dhjetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. as. dr. Ardit Bido Ka libra që lexohen si…