Reflektim mbi votimin paraprak në PDK
Shkruan: Nasim Haradinaj
• Duke menduar për listën e kandidatëve konkurrues në PDK dhe kur iu referova votimit paraprak që kishim bërë, më doli se ne të tjerët kishim votuar kot ose ishim treguar të “pa zgjuar”. Kishim menduar se partia duhet të shtrihet në gjithë vendin.
• Por rezultati tregoi se të gjitha votat tjera mbi 140.000 nuk sollën më shumë se 4 apo 6 kandidatë jashtë regjionit të 17-18 kandidatëve të tjerë…
Çka na tregon kjo?
• A do të thotë se ishim më të pavlefshëm dhe nuk kishim njerëz me vlera sa ata që bllokuan votën?
• Apo u mashtruam në besimin tek “ndershmëria” e regjionalistëve?
• Apo ata mendojnë se ne kemi detyrim të votojmë vetëm të “fortit”, të pa-“mposhturit”, sepse ne s’kemi kontribute dhe merita në këtë vend?
E ardhmja
• Së shpejti do të dalë me një listë të kandidatëve ose zërave të rinj që besoj se i duhen së pari PDK-së, po edhe Parlamentit.
• Po ashtu, do të përfshijë edhe disa zëra që ishin aty, por u munduan t’i anatemonin dhe duhet të jenë me patjetër aty.
Pyetje që mbeten pa përgjigje
• Si është e mundur që Prishtina me rrethinë të ketë 20-25 mijë vota pa asnjë deputet?
• Anamorava me 30.000 vota… sa deputet pati ?!!
• Po qytetet e tjera: Lipjani, Prizreni, Peja, Gjakova, Suhareka… etj.?



