Reforma zgjedhore, temë diskutimi mes liderit të PDK-së dhe shefit të OSBE-së

07 prill 2022 | 19:37

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend dhe më gjerë, me theks të veçantë për nevojën e reformës zgjedhore ne Kosovë, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Ambasadorit Davenport, Krasniqi i ka shprehur mirënjohje për punën e OSBE-së në sektorë të ndryshëm në Kosovë.

“Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës, krahas kompetencave të saj, do ta mbështesë reformën zgjedhore, si proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…