Refuzimi i Haxhiut nga ‘opozita’, Maliqi: S’do të thotë mohim i të drejtës së LV-së për të propozuar kandidatin

22 prill 2025 | 15:37

Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar refuzimin e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të votuar propozimin e Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se ky refuzim nuk do të thotë mohim i drejtës së fituesit të zgjedhjeve për të propozuar një kandidat tjetër.

Maliqi ka shkruar në “Facebook”, se zhbllokimi i ngërçit duhet të bëhet me një kandidat konsensual.

“LV-ja e ka të drejtën e propozimit, kurse të gjithë deputetet e kanë të drejtën me e pranuar dhe refuzuar propozimin. Me arsye ose pa arsye është refuzimi, nuk e pranon shumica. Në demokracitë e avancuara ky refuzim nuk konsiderohet diçka tragjike, mbahen konsulta për të gjetur zgjidhje, ndonjë kandidat tjetër që është i pranueshëm për shumicën. Kjo nuk do të thotë mohim të drejtës që fituesi të propozojë kandidatin, sërish propozimi vjen nga fituesi, por tani me pajtimin e një pjese të palës tjetër që siguron shumicën”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër tender me vlerë të paktën 2 milionë euro…