Refuzoi Barçën dhe Unitedin, Skriniari merr vendimin për të ardhmen

30 mars 2019 | 21:04

Milan Skriniar do të rinovojë kontratën me Interin. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, mbrojtësi sllovak ka një kontratë me Interin deri në vitin 2022, por do ta rinovojë atë edhe për 1 sezon tjetër. Çka do të thotë që sllovaku do të vazhdojë të luajë me zikaltërit edhe sezonin tjetër.

Për Skriniar ishin interesuar mjaft skuadra “big” në Europë, përfshi Barcelona, Manchester United e Liverpool, që synon të afronin mbrojtësin 24-vjeçar. Gjithsesi, mbrojtësi ka refuzuar çdo interesim dhe preferon të vazhdojë të luajë me Interin në Serinë A, pasi konsiderohet si një nga futbollistët nga ku do të nisë rindërtimi i ekipit.

Mbrojtësi luan prej dy sezonesh me skuadrën e Interit, ku në 63 ndeshje ka realizuar 4 gola. Ai konsiderohet si një nga lojtarët e pashitshëm të klubit zikaltër, ndaj Beppe Marotta synon t’i rinovojë kontratën dhe t’i japë një pagë të përshtatshme.

Sipas mediave, palët kanë rënë dakord për ta shtyrë edhe më tej kontratën dhe pritet vetëm zyrtarizimi i saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Ponte…