Regjimi autoritar iranian, kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe për paqen botërore

23 qershor 2025 | 21:53

Ish-deputetja Besa Ismaili ka theksuar se për Republikën e Kosovës, sulmet e Iranit ndaj Katarit janë një tjetër moment për të riafirmuar përkushtimin tonë të fuqishëm ndaj aleancës transatlantike dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbrojtje të paqes, demokracisë, sigurisë dhe vlerave që ndajmë me botën e lirë.

“Sulme të tilla vetëm sa dëshmojnë për rrezikun dhe kërcënimet që paraqet regjimi autoritar iranian jo vetëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Gjirit Persik por edhe paqen dhe rendin ndërkombëtar”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se në këto momente të ndjeshme, “shprehim mbështetjen për sovranitetin dhe sigurinë e shtetit dhe popullit mik të Katarit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte shënjestra e një komploti vrasjeje…