
Regjistrohet dështimi i 44-t për konstituimin e Kuvendit
09 korrik 2025
| 11:31
Deputetët e Kuvendit të Kosovës as sot në tentimin e 44 nuk kanë arritur ta konstituojnë legjislaturën nëntë.
Edhe pas aktgjykimit që ka nxjerr Gjykata Kushtetuese, në Kuvend sërish ka vazhduar me skenarin e njëjtë.
Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar se votimi i fshehtë, përmes të cilit synon që kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e cila ka dështuar t’i merrte votat e nevojshme në votim të hapur, nuk është antikushtetues.