Rei Manaj zyrtarizohet te Sivasspori

03 shkurt 2026 | 12:58

Skuadra e kategorisë së dytë të Turqisë, Sivasspori e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Rey Manaj. Manaj kthehet te Sivassspori pas aventurës që ka kaluar te skuadra Al-Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Manaj pikërisht nga Sivasspori i ishte bashkuar Al-Sharjahut verën e kaluar për 2 milionë euro dhe sulmuesi ka vendosur që sërish t’i bashkohet ekipit turk, me të cilin ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë.

Manaj ishte pjesë e Sivassporit për dy sezone, periudhë kjo gjatë të cilës ka zhvilluar 63 ndeshje dhe ka kontribuar me 34 gola dhe tetë asistime.

28-vjeçari me ekipin Al-Sharjah në pjesën e parë të këtij sezoni ka realizuar gjashtë gola në 21 paraqitje, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Watford, Inter, Cremonese, Albacete dhe AC Pisa. Ndërkohë, me Kombëtaren e Shqipërisë, Manaj ka 10 gola të shënuar në 44 ndeshje të luajtura deri më tani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hailey Bieber di të vendosë trende dhe këtë na e…