
Reijnders, afër kalimit te City
Tijjani Reijnders është shumë pranë transferimit te Manchester City.
Sipas raportimeve të fundit nga gazetari Orazio Accomando në rrjetin “X”, klubi anglez ka rritur ofertën nga 60 në 70 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuse, çka ka bindur drejtuesit kuqezinj të pranojnë marrëveshjen.
Marrëveshja mes klubeve është praktikisht e arritur dhe pritet të finalizohet në orët në vijim, në mënyrë që Reijnders të jetë në dispozicion të Pep Guardiolës për Botërorin e Klubeve, që do të zhvillohet në ShBA.
Ky transferim i bujshëm do ta detyrojë Milanin të hidhet menjëherë në merkato për të gjetur një zëvendësues në mesfushë, konkretisht një regjisor të ri, që do të përshtatet me kërkesat e Massimiliano Allegrit, i cili ka nisur të planifikojë merkaton së bashku me Igli Taren.