
Reijnders: City është një nga klubet më të mëdha në botë
Tijjani Reijnders ka ndarë emocionet e tij pas përfundimit të transferimit nga AC Milan te Manchester City.
Sot (e mërkurë), mesfushori 26-vjeçar i kombëtares holandeze u transferua nga City nga Milani për 70 milionë euro, përfshirë bonuset dhe tashmë ka thënë fjalët e para të tij si “Qytetar”.
“Jam i emocionuar që kam nënshkruar për Manchester Cityn. Ky është një nga klubet më të mëdha në botë, me trajnerin më të mirë, lojtarë të klasit botëror dhe ambiente të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Reijnders.
“Nën drejtimin e Pep Guardiolës, City ka fituar kaq shumë trofe dhe unë dua ta ndihmoj ekipin të vazhdojë ta bëjë këtë dhe të arrijë edhe më shumë suksese në vitet në vijim. Të luash në Ligën Premier është një ëndërr e bërë realitet. Shumë nga lojtarët më të mirë holandezë kanë garuar këtu gjatë viteve dhe është frymëzuese të ndjekësh hapat e tyre”.
“Të gjithë e dinë që Liga Premier është liga më e madhe në botë – niveli është tepër i lartë. Dua të përjetoj intensitetin dhe ta ndiej atë energji. Këtu, duhet të mendosh edhe më shpejt, veçanërisht kur luan për Cityn, ku ka edhe më pak hapësirë. Kështu që dua të zhvillohem edhe më tej këtu”.
“Mezi pres të filloj, të takoj shokët e mi të rinj të ekipit dhe t’u tregoj tifozëve të Manchester Cityt se çfarë mund të bëj”, përfundoi ylli holandez.