Reijnders, lojtar i ri i Manchester Cityt

11 qershor 2025 | 11:18

Manchester City ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Tijjani Reijnders nga Milani. Klubi nga “Etihad” ka vazhduar përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit të ri, i cili fillon këto dite me ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.

Pas Rayan Ait-Nouri, Marcus Bettinelli dhe Rayan Cherki, City ka njoftuar edhe transferimin e Reijnders nga Milani. Njoftimi i Cityt ka ardhur nga faqet zyrtare, me 26-vjeçarin që thuhet se ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030.

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Tijjani Reijnders me një kontratë pesëvjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. Transferimin i yllit holandez thuhet se i ka kushtuar Cityt 55 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka thënë se nuk pret…