Reijnders transferohet në City për 70 milionë euro

04 qershor 2025 | 12:51

Manchester City e ka pranuar marrëveshjen për transferimin e Tijjani Reijnders nga AC Milani. Marrëveshja verbale është arritur të hënën, ndërsa ylli holandez do t’i kushtojë klubit anglez në total 70 milionë euro, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

“Citizens” kanë arritur marrëveshje paraprakisht edhe me lojtarin, i cili do të nënshkruajë kontratë afatgjate, ndërsa vlera e rrogës së tij nuk është specifikuar, edhe pse dihet se do të jetë dukshëm më e mirë nga ajo sa merrte tek Milani.

Nënshkrimi do të vijë në ditët në vazhdim, ndërsa Kuqezinjtë do ta humbin ndoshta lojtarin kryesor të tyre. Ndërkohë, drejtori i ri sportiv, Igli Tare po punon që ta përforcojë ekipin me lojtarë të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu,…