Reina, lojtari më i ri i Lazios
23 gusht 2020
| 18:45
Portieri Pepe Reina do të jetë lojtari më i ri i Lazios, ku do të jetë zëvendësues i Thomas Strakosha.
Sipas mediave italiane, marrëveshja mes portierit në pronësi të Milanit dhe Lazios është arritur dhe spanjolli do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare.
Kujtojmë se Pepe Reina u huazua nga Milani te Aston Villa në merkaton e janarit, teksa u kthye përsëri te kuqezinjtë pas përfundimit të huazimit, por duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë aty.



