Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

21 prill 2024 | 18:17

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni.

Mediet italiane bëjnë me dije se klubi i Serie A do të shkarkojë trajnerin Cioffi për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit, duke u renditur momentalisht në vend të 17-të me 28 pikë ose thënë ndryshe pranë zonës së rrezikut.

Mes emrave që shihet si më favoritë për të marrë drejtimin e Udinese-s deri në përfundim të këtij sezoni është Edy Reja. Marrëveshja me Udinese-n raportohet se është vetëm një hap larg.

Qëllimi kryesor është që Reja të shpëtojë skuadrën e Udinese-s nga rrëzimi nga Serie A. Reja mund ta nisë punën në krye të Udinese-s më ndeshjen kundër Roma-s, që është për t’u përfunduar, pasi u ndërpre të dielën e kaluar për shkak të një problem që shfaqi Ndicka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i PSG, Luis Enrique beson se skuadra do fitojë…