Reka: 24-vjetori i intervenimit të NATO-s, Dita D që e shënoi fillimin e fundit të serbo-sllavisë së Millosheviqit

24 mars 2023 | 12:06

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka shkruar për 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, ku thotë se ‘Dita D’ shënoi fillimin e fundit të serbo-sllavisë së Millosheviqit dhe kapitullimin e regjimit gjenocidal serb.

Reka në “Facebook” ka postuar edhe shkrimin e gazetës The New York Times të 25 marsit 1999 për intervenimin e NATO-s.

“Në Kosovë, u shkrua faqja e re e së drejtës ndërkombëtare, asaj me fytyrë njerëzore”, ka shkruar Reka.

Postimi i plotë i Rekës:

NATO: 24 vjetori i 24 marsit

Sot është 24 vjetori i intervenimit të NATO-s kundër ushtrisë pushtuese jugosllave; Dita D, që e shënoi fillimin e fundit të serbo-sllavisë së Millosheviqit dhe kapitullimin e regjimit gjenocidal serb.
Sikur desanti në Normandi që i dha fund pushtimit fashist të Evropës, edhe bombardimi i NATO-s, i dha fund pushtimit fashist të Ballkanit. Si kriminelë lufte: të parët u gjykuan në Nurnberg, e të dytët në Hagë.
Tanket e aparthejdit serb, që e suprimuan autonominë e Kosovës (23 mars 1989), një dekadë më vonë, u dorëzuan para avionëve të lirisë së NATO-s (24 mars 1999).
Intervenimi i NATO-s për shpëtimin e Kosovës, ishte pararendës i “The Responsibility to protect” (R2P), aprovuar nga OKB në vitin 2005, për të mos lejuar më dështimin e bashkësisë ndërkombëtare para gjenocidit dhe krimeve të luftës. Gjashtë vite pas këtij intervenimi, pra “legalistët” që e kundërshtonin rezolutën e KS të OKB-së për intervenimin e NATO-s, e legalizuan post festum, intervenimin humanitar.
Në Kosovë, u shkrua faqja e re e së drejtës ndërkombëtare, asaj me fytyrë njerëzore.
Foto: The New York Times, 25 mars 1999

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stili dhe grafika novatore, kombinuar me simbolet e rëndësishme të…