Reka me fituesit e filmit “Cannes Actor”, që trajton helmimin e nxënësve shqiptarë nga regjimi i Millosheviqit

12 maj 2023 | 12:32

Shef i i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë mbrëmë në “International Filmmaker Festival of New York”, ku fitues për çmimin për film më të mirë dokumentar, e fitoi filmi i Kosovës “Cannes Actor”, në regji të Mentor Spahiut, me producent Izet Morina.

Ky film trajton helmimin e 8,400 nxënësve shqiptarë të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1990.

Reka ka thënë se kjo është edhe një betejë e fituar për të vërtetën e Kosovës.

“Me fituesit. Mbrëmë në ‘International Filmmaker Festival of New York’, çmimin për film më të mirë dokumentar, e fitoi filmi i Kosovës: ‘Cannes Actor’, në regji të Mentor Spahiut, me producent Izet Morina, që trajton helmimin e 8,400 nxënësve shqiptarë të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1990. Edhe një betejë e fituar për të vërtetën e Kosovës”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka thënë se…