Reka merr pjesë në gala mbrëmjen për 100-vjetorin e Shoqatës së Konsujve të Përgjithshëm në Nju-Jork

06 maj 2025 | 18:40

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen për 100-vjetorin e Shoqatës së Konsujve të Përgjithshëm në Nju-Jork.

Ai ka postuar fotografi me kryesuesin aktual të kësaj shoqate, Amir Farid Abu Hasan, konsull i përgjithshëm i Malajzisë dhe me Cliff Seagroves, u.d. drejtor i Zyrës për Misionet e Huaja në Stejt Departamentin Amerikan.

Ambasadori Reka ka theksuar se Republika e Kosovës, prezantoi prodhimet e veta në këtë event diplomatik të shoqatës më të madhe dhe më të vjetër të konsujve të përgjithshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Friedrich Merz për zgjedhjen si…