Reka merr pjesë në pritjen për korin diplomatik të Misionit të Përhershëm i ShBA-së në OKB

15 dhjetor 2023 | 12:53

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ishte i ftuar mbrëmë në pritjen për korin diplomatik te Misioni i Përhershëm i ShBA-së në OKB.

Gjatë kësaj pritje, Reka ka takuar përfaqësuesen e përhershme të ShBA-ve në OKB, Linda Thomas Greenfield dhe ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

“Mbrëmë në pritjen për korin diplomatik te Misioni i Përhershëm i ShBA në OKB. Me ambasadoren Linda Thomas Greenfield, përfaqësuese e përhershme e ShBA-ve në OKB dhe me ministrin e punëve te jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani”, ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha është liruar nga akuzat…