Reka pret në takim 15 ushtarakë nga ShBA-ja, Spanja dhe Kanadaja: Kosova është shteti më proamerikan dhe demokratik në rajon

12 maj 2026 | 12:14

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasador Blerim Reka, ka njoftuar se ka pritur në takim 15 ushtarakë nga ShBA-ja, Spanja dhe Kanadaja.

Reka ka theksuar se mysafirët i ka njoftuar për rrugëtimin e suksesshëm të Republikës së Kosovës.

Më tutje, Reka ka thënë se pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së ShBA-së dhe NATO-s, Kosova, shteti më i ri evropian, është aktualisht vendi më proamerikan dhe më demokratik në rajon.

“Dje, prita 15 ushtarakë të: ShBA, Spanjës dhe Kanadasë, bashkë me nënkolonelin e FSK-së, Vegim Krelani, specializantë të US Army War College, si dhe zyrtarët e Kolegjit të Luftës së Ushtrisë Amerikane. Në kuadër të vizitës së tyre në OKB, eprorët ushtarak të këtyre shteteve, vizituan edhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, me ç’rast i njoftova për rrugëtimin e suksesshëm reformues të Republikës së Kosovës: 27 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësimit. Pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së ShBA-së dhe NATO-s, Kosova, shteti më i ri evropian, është aktualisht vendi më pro-amerikan dhe më demokratik në rajon. Pas çlirimit kundër pushtuesit serb dhe fitores kundër: kolonializmit, aparteidit dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, sot Kosova është rrëfim suksesi i shtet-ndërtimit demokratik”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha Shumë herë kam kaluar pranë Monumentit…