Reka reagon pas fitores së Kosovës: Bravo djema, na çoni në Botëror!
26 mars 2026
| 23:01
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka reaguar ndaj fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë (4:2) në kuadër të gjysmëfinales së play-offit për Kupën e Botës.
Ai ka thënë se një lojë si kjo na bind se Kosova mund të luaj në Kupën e Botës.
“Një lojë si kjo na bind që guxojmë të ëndërrojmë! Bravo djema, na çoni në botëror!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.



