Reka takon ambasadorët e Bahreinit dhe Kolumbisë, uron mandatin në KS të OKB-së
06 shkurt 2026
| 19:00
Në kuadër të takimeve me shtetet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, sot në takime të veçanta u prit nga ambasadori i Bahreinit dhe ambasadorja e Kolumbisë.
“Ambasadorit Jamal Fares Alrowaiei, përfaqësues i përhershëm i Mbretërisë së Bahreinit në OKB dhe ambasadores Leonor Zalabata Torres, përfaqësuesen e përhershme të Kolumbisë në OKB, ua urova mandatin dyvjeçar, si anëtare jo e përhershme e KS të OKB-së”, ka shkruar Reka në “Facebook”.



