Reka takon edhe përfaqësuesin e ri të Fixhit në OKB
08 shtator 2023
| 21:36
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar sot përfaqësuesin e ri të përhershëm të Fixhit në OKB, shtetin lider të shteteve-ishuj të Paqësorit.
“Nga takimi i sotëm me ambasadorin Filipo Tarakinikini, Përfaqësuesin e ri të Përhershëm të Fixhit në OKB, shtetin lider të shteteve-ishuj të Paqësorit”, ka shkruar Reka në “Facebook”.
Gjatë kësaj jave Reka ka takuar edhe përfaqësuese të shteteve tjera në OKB.



