Reka vazhdon aktivitetet diplomatike, në Nju-Jork takohet me ambasadorin e Pakistanit në OKB
25 mars 2026
| 16:17
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka është takuar me ambasadorin Asim Iftikhar Ahmad, përfaqësues i përhershëm i Pakistanit në OKB.
Reka në “Facebook” ka publikuar një fotografi nga takimi me ambasadorin pakistanez.
“Nga takimi me ambasadorin Asim Iftikhar Ahmad, përfaqësuesin e përhershëm të Pakistanit në OKB, anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar Reka në mbishkrimin e fotografisë.
Ambasadori Reka është mjaft aktiv në Nju-Jork në përfaqësimin dhe avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai vazhdimisht është duke realizuar takime me përfaqësuesit vendeve të ndryshme anekënd botës të cilët përfaqësojnë vendet e tyre në OKB, dhe jo vetëm.



