
Reka viziton St. Francis College të Nju Jorkut, mban ligjëratë për Kosovën e Ballkanin
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka vizituar St. Francis College (1859) të Nju Jorkut, me ç’rast u prit nga prof. dr. Reza Fakhari, zv/president për ndërkombëtarizim dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Studentëve Shqiptar të këtij kolegji.
Reka ka mbajtur një ligjëratë në lidhje me Kosovën dhe Ballkanin në kontekstin e ri gjeopolitik pas agresionit rus në Ukrainë.
“Republika e Kosovës është rrëfim suksesi i shtet-ndërtimit demokratik, që lindi nga lufta çlirimtare kundër kolonijalizmit, aparthejdit dhe gjenocidit të Serbisë. Kosova, shteti më demokratik në rajon e me garancitë më të avancuara për pakicat kombëtare, po kërcënohet nga Serbia hegjemoniste dhe militariste. Rikthimi i historisë, përmes ‘botës ruse’ e ‘botës serbe’ rrezikon paqen në Ballkan dhe në tërë Evropën”, ka thënë ambasadori Reka.