Rekomandimi për hapjen e negociatave, Bushati: Një ditë e madhe për Shqipërinë

17 prill 2018 | 16:45

Pas rekomandimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e ka cilësuar si një ditë të madhe për Shqipërinë.

Bushati ka thënë se mesazhi është i qartë se reformat e ndërmarra po japin fryte. “BE-ja rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave për anëtarësim. Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe. Faleminderit Hahn për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë”, ka shkuar Bushati në llogarinë e vet në “Twitter”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar Raportin…