
Rekomandohet lehtësimi i masave anti-Covid
03 shkurt 2022
| 15:25
Pas mbledhjes së Komitetit për menaxhim të pandemisë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka deklaruar se kanë rekomanduar lehtësim të masave anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër në Qeverinë e Kosovës.
Koto masa pritet të hyjnë në fuqi të shtunën.
Latifi ka bërë me dije se për shkak të situatës pandmike janë krijuar kushtet për lirim të masave.
Ai ka thënë se ora policore është zhvendosur në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomia lejohen deri në orën 23:00.
Për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të nevojiten dy doza të vaksinës apo nëse kanë një dozë nevojitet testI PCR. /KP/