Rekomandohet të mos përdoret për pije uji në Vushtrri

08 shtator 2025 | 12:13

KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve të Vushtrrisë që të mos e përdorin për pije ujin, deri në një njoftim tjetër.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se janë në pritje të rezultateve laboratorike, pasi mostrat janë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Të nderuar konsumatorë të Vushtrrisë. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftimin tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi që: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike). Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, ka njoftuar KRU “Mitrovica”.

Të dielën kishte pëlcitur një gyp në rrugën “Bahri Kuqi” dhe ishte ndërprerë furnizimi me ujë i një zone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Besim Baraliu Kosova, pas shpalljes së pavarësisë më 2008,…