“Rekord” divorci, Pamela Anderson ndahet 12 ditë pas dasmës

04 shkurt 2020 | 11:46

Vetëm 12 ditë pasi lidhi kurorë me Jon Peters, Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës me producentin 74-vjeçar.

Aktorja e “Baywatch” i tha “po” mogulit të filmave në një ceremoni sekrete në Malibu. Pamela, 52-vjeçare, u shpreh për “Hollywood Reporter” se ajo dhe bashkëshorti po ndahen për pak kohë për të rishikuar se çfarë duan në jetë, e se çfarë kërkojnë nga njëri-tjetri.

“Dashuria është një proces dhe e kemi vendosur besimin tonë në proces”, ka shtuar Anderson. Të dy, edhe Pamela dhe Jon, në të kaluarën kanë pasur katër martesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së…