Rekord i zi, ShBA-ja regjistron mbi 1 milion raste të reja me Covid

04 janar 2022 | 16:06

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë shënuar rekord prej më shumë se 1 milion rastesh me Covid-19 për një ditë. Pavarësisht shifrës marramendëse, zyrtarët kanë paralajmëruar se kulmi i përhapjes së variantit “Omicron” ende nuk është arritur.

Një shifër rekorde prej 1 080 211 rastesh është raportuar të hënën – numri më i lartë ditor i rasteve në botë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”. Shumica e rasteve në ShBA janë me variantin “Omicron”.

Këshilltari i lartë amerikan për pandemi, Anthony Fauci, ka thënë se vendi është duke u përballur me ngritje pothuajse vertikale të numrit të rasteve dhe se kulmi i tyre mund të vijë tek pas disa javëve.

Megjithatë, ai ka thënë se shembulli i Afrikës Jugore, ku varianti “Omicron” është përhapur shpejt para se të pakësohej – ofron ca shpresë.

Shkalla e vdekjeve dhe e pacientëve në spitale në Shtetet e Bashkuara ka qenë shumë më e ulët në javët e fundit se në rastet e kaluara, kur ka pasur rritje të numrit të rasteve.

Rekordi i mëparshëm i rasteve për 24 orë në Shtetet e Bashkuara ishte rreth 590 000, i raportuar vetëm para katër ditëve.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, javën e kaluar nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur mbi 8 600 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa “ngrohje stoli”, veçanërisht në fillim të sezonit, u kthyen…