Rekorde infektimesh me Covid në Gjermani dhe Austri

27 tetor 17:45

Infektimet ditore në Gjermani po rriten sërish dhe shembulli më i fundit janë infektimet ditore që këtë të mërkurë shënuan rekordin prej 23 mijë infektimesh.

Ky nivel i lartë nuk ishte arritur që prej majit dhe kjo ka shqetësuar autoritetet gjermane, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë e një ashpërsimit sërish të masave. Infektimet po rriten sërish që prej fillimit të Tetorit dhe ekspertët i druhen një vale të re dyndjesh në spitale.

Rekorde edhe në Austri, ku për të parën herë në një hark kohor prej 1 viti, infektimet kapërcyen 4 mijë raste ditore. Shifrat më të larta për këtë muaj u shënuan edhe në Francë dhe Itali, teksa tendenca e infektimeve në rritje tashmë është përhapur në gjithë kontinentin.

Ekspertët e lidhin shtimin e rasteve të infektimeve me lehtësimin e masave, pas vaksinimit të shumicës së popullsisë në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, që ka ndihmuar megjithatë në ruajtjen në nivele të ulëta të rasteve të vdekjeve.

Sakaq, Rusia vazhdon të shënojë rekorde të errëta viktimash prej pandemisë. 24 orëshi i fundit shënoi 1 123 vdekje, teksa qytetarët vazhdojnë të jenë skeptikë ndaj vaksinave edhe pse kapacitetet në terapinë intensive në shkallë kombëtare janë në 90%./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka marrë vendim për caktimin e…