Rektori Nimani merr pjesë në takimin e komisionit për arsim

26 maj 2020 | 18:58

Rektorët e universiteteve publike, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, sot u takuan me komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Ndërmjet tyre, temë diskutimi ishte akreditimi dhe mësimi online.

Gjatë këtij takimi rektorët e universiteteve publike kanë folur për vështirësitë, cilësinë e arsimit, përgatitjet për akreditimin e programeve dhe akreditimin institucional. Rektorët u ankuan për mosmiratimin e statuteve të universiteteve dhe vështirësitë financiare, që çojnë edhe në mungesë të stafit.

Rektori i UGJFA-së, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani para, komisionit përmendi të arriturat e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, duke theksuar se UGJFA-ja ka pasur renditje të mire Kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është pjesë e mbi 10 programeve të ERASMUS +. Po ashtu, rektori Nimani ngriti shqetësimet në lidhje me akreditimin e programeve të reja studimore dhe kërkoj që kjo të bëhet sa më shpejtë, me qëllim që  UGJFA-ja të ketë mundësinë për regjistrimin e studentëve të rinj, në të gjitha programet studimore.

Rektorët theksuan se ka një frymë të re bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, Agjencisë së Akreditimit dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë, gjë që nuk ka ekzistuar më herët. Madje, këshilli i më parshëm i ka parë universitetet si pikë kyçe për t’i goditur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia ka ndarë më shumë se 700 mijë dollarë për…