
Rektori Nimani nënshkruan anëtarësimin në ‘Magna Charta Universitatum’
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka nënshkruar anëtarësimin në “Magna Charta Universitatum”. Ky dokument përmban parime të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale si një udhëzues për qeverisjen e mirë dhe vetëkuptimin e universiteteve në të ardhmen.
Këshillit Drejtues i Observatorit e ka përgëzuar Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë për pranimin e nënshkrimit të “Magna Charta Universitatum”.
Ndërsa Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është i vendosur të veprojë në përputhje me “Magna Charta Universitatum 1998”, të mbështesë dhe avancojë parimet, vlerat, përgjegjësitë e deklaruara në “Magna Charta Universitatum 2020”, për të forcuar rolin e universiteteve në ruajtjen e planetit dhe promovimin e shëndetit, prosperitetit dhe plotësimit të kushteve në të gjithë botën.
“Magna Charta Universitatum” është një dokument që është nënshkruar fillimisht nga 388 rektorë dhe drejtues të universiteteve nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, më 18 shtator 1988 në Bolonjë.